Telegrafi

Transmetim direkt për Kosovë i gjysmëfinales Kroaci – Angli

Luzhniki Stadium (Foto: Getty Images)

Në Luzhniki Stadium zhvillohet ndeshja e dytë gjysmëfinale në kuadër të Kampionatit Botëror, ‘Rusia 2018’.

Kombëtarja e Kroacisë dhe ajo e Anglisë janë në kërkim të një vendi në finalen e madhe që do të zhvillohet më 15 korrik (e diel).

Kjo është një përballje interesante, ndërkohë që do të përcaktohet edhe kundërshtari i Francës.

Në mënyrë që një ndeshje e këtillë të mos i ikë asnjë futbolldashësi nga Kosova, është kujdesur platforma online, GjirafaVideo.

Lexo po ashtu Lajmet nga GjirafaVideo

Kjo platformë ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Radio Televizioni i Kosovës për të shfaqur këtë ndeshje në internet.

Shikimi i ndeshjes mundësohet në kualitet shumë të lartë, pa reklama dhe normalisht në komentim shqip.

Nuk duhet harruar, video e mëposhtme është e vlefshme vetëm për ata brenda territorit të Kosovës. /Telegrafi/