Telegrafi

“Transit Club” vazhdon me mbrëmje të zjarrta në Pejë, fillon me Ledri Vulën, Azet dhe Unikkatilin

Përderisa jemi në sezonin veror të koncerteve tashmë çdo natë “Transit Club”, krijon një atmosferë të paharruar me artistët e famshëm shqiptarë.

Ky klub nate po vazhdon të sjellë emrat më të mëdhenj të muzikës, teksa çdo natë keni mundësinë të argëtoheni me të preferuarit e juaj.

Këto ditë, treshja më e madhe e hip hopit zbret në skenën e “Transit Club”, duke filluar me reperin Ledri Vula, më tej me superyllin Azet dhe në fund me legjendën e skenës shqiptare, Unikkatilin.

“Transit Club” në qytetin e Pejës lirshëm mund thuhet se është shndërruar në një prej diskotekave më të frekuentuara në vend.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transit Club KS

Komoditeti, ambienti i përshtatshëm dhe argëtimi që ofrohet në këtë vend, bëjnë që secili që dëshiron të kalojë një natë ndryshe, ta zgjedh si destinacion të parë klubin e lartpërmendur. /Telegrafi/