Përderisa jemi në sezonin veror të koncerteve tashmë çdo natë “Transit Club”, krijon një atmosferë të paharruar me artistët e famshëm shqiptarë.
Ky klub nate po vazhdon të sjellë emrat më të mëdhenj të muzikës, teksa çdo natë keni mundësinë të argëtoheni me të preferuarit e juaj.
Këto ditë, treshja më e madhe e hip hopit zbret në skenën e “Transit Club”, duke filluar me reperin Ledri Vula, më tej me superyllin Azet dhe në fund me legjendën e skenës shqiptare, Unikkatilin.
“Transit Club” në qytetin e Pejës lirshëm mund thuhet se është shndërruar në një prej diskotekave më të frekuentuara në vend.
Komoditeti, ambienti i përshtatshëm dhe argëtimi që ofrohet në këtë vend, bëjnë që secili që dëshiron të kalojë një natë ndryshe, ta zgjedh si destinacion të parë klubin e lartpërmendur. /Telegrafi/