Transit club në Pejë do ta festojë më ndryshe fundvitin.
Një nga klubet më të mëdha në vend fillon serinë e mbrëmjeve më 24 dhjetor me Muharrem Ahmetin dhe Oriental Tarabuka.
Më 30 dhjetor në Transit zbarkon një nga emrat e mëdhenj të muzikës qytetare, Sinan Vllasaliu.
Më 1 janar është Capital T ai që do të shpërthejë në skenën e madhe të Transit.
Netët e mëdha vazhdojnë më 2 janar kur performon Noizy, kurse seria e mbrëmjeve mbyllet me djalin e qytetit, superyllin, Gjiko.
Më 3 janar performon pikërisht Gjiko bashkë me Ermal Fejzullahun, që do të jetë qershia mbi tortë e kësaj serie të ndejave unike.
Rezervimet kanë filluar në numër 043 930 940, kurse tashmë interesimi është i jashtëzakonshëm.
/Telegrafi/