Site icon Telegrafi

“Transit Club” me mbrëmje spektakolare për Vitin e Ri

“Transit Club” në Pejë këtë fundvit dhe në fillim të vitit 2020 do ju argëtojë me këngëtarët më të njohur në vend.

Diskoteka, e cila është një prej më të frekuentuarave në qytetin e Pejës, do sjellë shumë surpriza për të pranishmit.

Më 28 dhjetor për argëtimin e publikut në njërën nga klubet më të famshme në Kosovë do kujdeset këngëtari i njohur Meda.

Ndërkaq, më 1 janar për fillimin e Vitit të Ri të ftuar në “Transit Club” do jenë Gjiko, Diona Fona, Nora Istrefi, Xhela.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transit Club KS

Më pas, më 2 janar do keni mundësinë të dëgjoni këngët e preferuara të Kidës dhe Ermal Fejzullahit, e krejt në fund më 3 janar Albi Xhepën dhe Ledri Vulën.

Meqenëse diskoteka tashmë njihet për ambientin komod që ofron, nuk ka dyshim se secila prej këtyre netëve do jetë e paharrueshme. /Telegrafi/

Exit mobile version