Site icon Telegrafi

Transit club, dimensioni i ri i jetës së natës në Pejë dhe mbarë vendin tonë (Foto)

Jeta e natës në vendin tonë ka marrë formë tjetër tash e një javë të këtij sezoni veror.

Hapja e Transit Club në Pejë ka sjellë risi të madhe në jetën e natës në Pejë, por interesimi ka qenë i gjerë dhe në mbarë vendin.

Që prej hapjes së Transit club jeta e natës në Pejë është zgjatur dhe të rinjt kënaqen më gjatë në qytetin perëndimor të Kosovës, duke shijuar pos tjerash edhe një nivel tjetër të performancave.

Dimensioni i ri që ka sjellë Transit club ka ndikuar që edhe programi artistik të jetë i një niveli shumë të lartë.

Pas hapjes spektakolare ku performoi Gjiko dhe Ermali dhe duke vijuar me grupin Kaos e Danin, tash netët e mëdha vazhdojnë me Mc Kreshën dhe Lyrical Son, Genën dhe pas kërkesave të shumta të dielën me Gamblemania dhe bendin e tij.

Transit mbetet klubi i vetëm i natës jashtë zonave urbane që nuk pengon qetësinë e qytetarëve.

Transit club ka një kapacitet prej disa mija personash dhe tashmë në Pejë ka sjellë një frymë të re të atraksionit të jetës së natës, sidomos në këtë sezon veror. /Telegrafi/

Exit mobile version