Telegrafi

Transgjinorja Edona James i bashkohet shtëpisë më të famshme në Kosovë

Aktori Besart Zeneli është bërë pjesë gjithashtu e Big Brother VIP Kosova 2.

Besarti është aktor i njohur në Kosovë, teksa ka thënë se do të hyjë me objektiva të pastra në këtë ‘reality show’.

E veç tij, në shtëpi siç u paralajmërua ka hyrë edhe transgjinorja Edona James.

Foto: Screenshot/YouTube

Ajo ka qenë paraprakisht në Big Brother në Gjermani dhe tha se nuk do t’i bëjë disa gabime që i ka bërë atje.

Lexo po ashtu Prezantohen edhe katër banorë të tjerë në Big Brother VIP Kosova 2

Edona, emri i së cilës origjinal është Kujtim Shehu, vjen nga Suhareka dhe është rritur në Gjermani.

Foto: Screenshot/YouTube

Ajo mori famë veçanërisht në vitin 2014, kur u përfol për një aferë me legjendën e futbollit gjerman, Stefan Effenberg.

Në po atë vit, ajo mori vëmendje të madhe si transgjinorja e parë shqiptare. /Telegrafi/