Telegrafi

Transgjinorja e parë admirale, Biden emëron Rachel Levine në krye të departamentit për shëndet publik

Admiralja Rachel Levine është bërë transgjinorja e parë admirale me katër yje në ushtrinë amerikane, që ka dhënë betimin për të parën në departamentin për shëndetin publik pranë ushtrisë amerikane.

Levine të njëjtën kohë do të jetë ndihmës-sekretare për shëndetësi pranë zyrës së Sekretarit të Shëndetësisë, transmeton Telegrafi.

63-vjeçarja do të udhëheq 6000 anëtarë profesionist të shëndetësisë pranë ushtrisë amerikane, që do të merren me shtabin e krizave të shëndetit publik, përfshirë përgatitjen e programit të vaksinimit dhe kriza tjera kombëtare.

“Ndihem e nderuar dhe falënderuese që do t’i bashkohem burrave dhe grave të këtij kombi të madh, që janë të përkushtuar të mbrojnë Shtetet e Bashkuara nga kërcënimet e mëdha dhe të vogla”, ka deklaruar Levine.

Ajo është nominuar nga presidenti amerikan Joe Biden në janar për postin e shefes së USPHS, dhe është profesoreshë e pediatrisë dhe psikiatrisë në State College Medicine dhe ish-zyrtare kryesore për shëndetësi e angazhuar në luftën kundër coronavirusit në Pensilvani.

Levine ka hyrë në histori gjatë marsit si transgjinorja e parë federale që i është votuar nga Senati. /Telegrafi/