Site icon Telegrafi

Transgjinori që ishte rrahur brutalisht muaj më parë nga një grup burrash, është gjetur të dielën pa shenja jete (Video, +18)

Një transgjinor që ishte rrahur brutalisht nga një grup burrash gjatë muajit prill dhe që pamjet ishin bërë virale, raportohet se të dielën është gjetur pa shenja jete.

Muhlaysia Booker, 23-vjeç, po qëndronte me fytyrë në tokë në Gleen Drive, e sipas policisë së Teksasit, Booker ishte shpallur e vdekur në vendin e ngjarjes, transmeton Telegrafi

Policia gjithashtu ka njoftuar se Booker ishte viktimë e dhunës, megjithatë kanë mohuar se vdekja mund të ketë ndonjë lidhje me incidentin që kishte ndodhur në prill.

Booker ishte rrahur brutalisht më 14 prill pas një aksidenti të shkaktuar në Royal Crest të Dallasit. Ndërkaq, Edward Dominic Thomas, 29-vjeç, ishte arrestuar dy ditë më pas nën akuzën për dhunë.

Sulmuesi vazhdimisht kishte sharë Booker, ndërsa videoja e sulmit u bë virale në internet, e policia pranoi se është duke punuar në ndriçimin e rastit për të konstatuar nëse ishte vdekje nga shkaqet natyrale apo vrasje. /Telegrafi/

Exit mobile version