Site icon Telegrafi

Transformohet si Christy Martin, Sydney Sweeney duket e panjohur në xhirimet e filmit të ri

Sydney Sweeney është parë këto ditë në xhirimet e filmit në të cilin do të portretizojë boksieren e famshme, Christy Martin.

Aktorja 27-vjeçare u maskua si boksiere për shkak të xhirimeve dhe fotot e saj u bënë virale në rrjetet sociale. Shumë kanë shkruar se Sydney duket e panjohur.

Ajo kishte veshur një parukë kaçurrela kafe, një shami në kokë dhe rroba të gjera për të portretizuar jetën e Martas në vitet ’90 përpara se burri i saj James të përpiqej ta vriste.

Sydney Sweeney

“Çfarë transformimi”, “Gruaja është një seks simbol i madh, por një aktore edhe më e madhe”, “Unë mendoj se ky do të jetë një interpretim i shkëlqyer”, “Shumë mirë”, shkruajnë njerëzit në X.

Filmi do të tregojë historinë e ngritjes së Christy Martin, e cila u bë boksierja më e famshme amerikane në vitet ’90 dhe u quajt “Femra Rocky”.

Christy Martin

Jeta e saj ndryshoi në vitin 1989, kur takoi menaxherin dhe më vonë bashkëshortin e saj, Jim Martin.

Ajo u bë gruaja e parë që nënshkroi një kontratë me promovuesin legjendar të boksit, Don King dhe boksierja e parë femër që u shfaq në kopertinën e revistës ‘Sports Illustrated’. /Telegrafi/

Exit mobile version