Site icon Telegrafi

Transformohen sallat operative në Neurokirurgji dhe Kirurgji Vaskulare

Nga sallat me mungesë të kushteve elementare, në salla të kompletuara si në aparaturë ashtu edhe në infrastrukturë moderne.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, për herë të parë do të ketë filtra steril, të cilët do të ndikojnë drejtpërdrejtë në reduktimin e infeksioneve intrahospitalore.

Përmes investimeve janë shtuar edhe shërbime të reja, fatkeqësisht të munguara deri më tani në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Me aparatura të reja e moderne të gjeneratës së fundit, pacientëve do të ju mundesohet trajtim pa pasur nevojë për ndërhyrje të hapura operative, e cila rritë cilësinë e shërbimit dhe saktësinë në punë për mjekët në njërën anë dhe siguri më të madhe për pacientët në anën tjetër”, thuhet në njoftim.

Investimi për transformimin rrënjësor në infrastrukturë dhe aparaturë ka vlerë rreth 3 milion euro.

Ndërsa, për një vit për trajtim mjekësor të pacientëve jashtë institucioneve shëndetësore publike janë shpenzuar 3 milion./Telegrafi/

Exit mobile version