Drejtor Ekzekutiv i Klinikës Digjitale, Dr. Dardan Asllani ishte i ftuar në Bruksel në DTx StartUp Congress për të prezantuar inovacionin e Klinikës Digjitale dhe diskutuar për transformimin digjital të shërbimeve shëndetësore në Bashkimin Evropian.
“Zhvillimi i një ekosistemi digjital në tërë Evropën, integrimi i shërbimeve shëndetësore dhe interoperabiliteti në hapësirën Evropiane të të dhënave shëndetësore është synim i Bashkimit Evropian dhe i të gjitha shteteve Evropiane”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit bëhet e ditur se bashkëbisedimi mbi politikat shëndetësore me përfaqësuesit e Komisionit Evropian dhe të Parlamentit Evropian si dhe këmbimi i përvojave me përfaqësuesit e shteteve të Bashkimit Evropian ishte mundësi e veçantë për të prezentuar të arriturat e Klinikës Digjitale dhe shqyrtuar mundësitë për bashkëpunim.
Kontributi i vazhdueshëm i Klinikës Digjitale në transformimin digjital të sistemit shëndetësor u vlerësua lartë nga pjesëmarrësit dhe institucionet Evropiane. /Telegrafi/