Telegrafi

Transformimi trupor i Oleksandr Usyk i ka zënë në befasi edhe kundërshtarët e tij

Oleksandr Usyk ka treguar një transformim të madh të trupit dhe i dërgoi një paralajmërim të ashpër divizionit të peshave të rënda.

Ukrainasi ka shijuar një karrierë të pamposhtur në ring në peshat e rënda para se të futej për dy luftimet e fundit.

Pasi mundi Derek Chisoran ​​tetorin e kaluar në titullin e peshave të rënda WBO Inter-Continental, ai u bë sfiduesi i detyrueshëm për Anthony Joshuan.

Dhe pamjet janë shfaqur ku Usyk tregon transformimin e tij të madh të trupit për të arritur një peshë vitale që kërkohet për boksierët e peshave të rënda.

Duke matur veten në peshore, 34-vjeçari tregoi se ai tashmë peshon në 105 kilogramë.

Kjo shënon një ndryshim të madh nga fiziku i tonifikuar që ukrainasi e ka arritur se padyshim se tani është edhe më në formë. /Telegrafi/