Site icon Telegrafi

Transformimi i Tom Hardyt për rolin e Al Capones

(Foto: Getty Images)

Tom Hardy ka pësuar një transformim të madh për rolin e tij në filmin e ri, “Fonzo”, në të cilin luan rolin e mafiozit legjendar, Al Capone.

Aktori britanik i ka hequr flokët në pjesën e përparme për t’i ngjarë sa më shumë karakterit të tij në dramën kriminale.

Krahas parukës që u ngjan flokëve të rëna dhe fytyrës së maskuar që e tregon të moshuar, Hardy ka hyrë tërësish në karakterin e Al Capones.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Tom Hardyn

Ndërsa, sipas mendimit të kritikëve të filmit, ky do të jetë ndër rolet më të mëdha të aktorit 40-vjeçar.

Ngjarja e filmit “Fonzo” përcjell jetën e Capones pas daljes nga burgu dhe kur i nisin problemet me demencën.


Demenca nuk është një sëmundje specifike, por është një term i përgjithshëm që përshkruan një grup simptomash që shoqërohen me rënie të kujtesës ose aftësive tjera njohëse, të cilat e reduktojnë aftësinë e personit që të zhvillojë aktivitetet e përditshme. Sëmundja Alzheimer shkakton nga 60 deri në 80 për qind të rasteve të demencës.


E kaluara e tij bëhet e tashmja dhe atë e ndjekin kujtimet shqetësuese rreth të kaluarës së dhunshme dhe brutale.

Hardy i ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale nga transformimi i tij në Al Caponen, ndërsa paparacit kanë arritur ta fotografojnë edhe gjatë xhirimeve.

Tom Hardy në rolin e Al Capones (Foto: Mega)

Krahas tij në filmin “Fonzo” luajnë edhe Matt Dillon, Kyle MacLachlan, Jack Loëden e Linda Cardellini. /Telegrafi/

Al Capone (Getty Images)

 

Exit mobile version