Një adoleshent ka arritur që të humb gjysmën e peshës trupore, dhe tani të afërmit dhe miqtë po e kanë problem ta njohin për shkak të muskujve dhe linjave trupore që i ka krijuar, që kur ka filluar të praktikojë ushtrimet e shumta në palestër.
Ilija Rakovcevik nga Shkupi ka pranuar haptazi se ishte lodhur nga vetja me mbipeshën e fituar dhe urrente veten sa herë që shikohej në pasqyrë, pasi 150 kilogramët e frikësonin, transmeton Telegrafi.
Falë përkushtimit, dietave dhe ushtrimeve të përditshme, ka arritur të humb hiq më pak se 60 kilogramë.
“Nuk mund ta shikoja veten në pasqyrë, pasi që e dija se jam duke u zhytur edhe më thellë. Por, një ditë i thash vetes mjaft dhe fillova çdo ditë të shkoj në palestër të ushtroj”, ka shtuar ky nxënës.
Duke parë se filloi të humb kilogramët e tepërt, ai nuk u kënaq me aq dhe filloi të formësojë muskuj në gjithë trupin, dhe me kalimin e kohës e fitoi epitetin e një mashkulli seksi.
“Dikur kam qenë cak i bashkëmoshatarëve të cilët talleshin me mua për shkak të mbipeshës, kurse femrat vazhdimisht më shmangnin. Por, një ditë i thash vetes mjaft. Dhe për fat të mirë, u përgatita që të humb kilogramët. Sot jam një person krejt tjetër, plot vetëbesim”, ka shtuar i riu nga Maqedonia.
Që nga publikimi i tij në YouTube, ai ka rrëmbyer zemrat e mbi 3.6 milionë njerëz nga e mbarë bota. /Telegrafi/