Telegrafi

Transformimi mbresëlënës për tetë javë, përveç se humbi kilogramët e tepërt, masën yndyrore e shndërroi në muskuj (Foto)

Rhana nga Queensland i Australisë ka dëshmuar se me punë mund të arrihet gjithçka, pasi për tetë javë ka transformuar linjat trupore me të cilat ka lënë gojëhapur familjarët dhe miqtë.

Rhana i është nënshtruar programit F45, sfidë kjo që për tetë javë nevojiten ushtrime 45 minutëshe në ditë dhe dieta strikte, transmeton Telegrafi.

Edhe pse nuk ishte një mision i lehtë për të, 34-vjeçarja ishte e vendosur që të ndryshojë për të mirë dhe kështu u shpall edhe fituese në sfidën F45.

Lexo po ashtu Si 10-vjeçar kishte fituar epitetin e "djaloshit më të trashë në botë", pas dy viteve ka arritur të humb gjysmën e peshës trupore (Foto)

Për tetë javë ajo arriti që nga 68 kilogramë sa i kishte, t’i humb tetë kilogramë dhe masën yndyrore ta shndërroi në muskuj siç mund të shihet në fotot e publikuar më poshtë.

“Edhe më parë kam bërë ushtrime në palestër, por më pas e vazhdoja me ushqim dhe pije të ndryshme të gazuara. Por, kur vendosa t’i nënshtrohem programit tetë javor e dija se do të jetë një sfidë e vërtetë për mua. Megjithatë ia arrita pasi isha e vendosur të ndryshoj”, ka deklaruar Rhana.

Lexo po ashtu Qëndroi i mbyllur në shtëpi për dy vite pasi turpërohej nga 260 kilogramët, pas 15 muajve dietë strike humbi 135 kilogramë (Foto)

Pas suksesit të arritur dhe transformimin e linjave trupore, shumë persona tjerë kanë ndjekur shembullin e saj, duke iu nënshtruar programin F45.

Fotogaleria e publikuar më poshtë, tregon personat që pas tetë javëve kanë arritur t’i humbin kilogramët e tepërt dhe të duken më të rinj se që janë. /Telegrafi/