Telegrafi

Transformimi mbresëlënës i 29-vjeçares nga Zelanda e Re, pas dietave strikte dhe ushtrimeve humbi 92 kilogramë

Simone Anderson nga Auckland në Zelandë të Re, ka arritur të transformohet pasi humbi plotë 92 kilogramë dhe zbuloi se si ka arritur të heq dorë nga shprehia e të ushqyerit pa kontroll, për të formuar linjat trupore që gjithmonë i kishte ëndërruar t’i ketë.

29-vjeçarja ka folur për herë të parë pas gjashtë viteve, që kur arriti të transformohet dhe të shndërrohet në një “person tjetër”, transmeton Telegrafi.

“Vajza në të majtë është që dikur mezi arrinte të qëndronte në këmbët e saj pas 20 minutave ecje”, ka deklaruar Anderson.

Ishte pikërisht ushqimi i shpejtë dhe konsumimi i pakontrolluar i ëmbëlsirave. Por, pas dietave strikte dhe ushtrimeve të ndryshme fizike gjithçka ndryshoi në jetën e saj.

Sot ajo vesh rrobat që gjithmonë kishte ëndërruar t’i ketë në trup, dhe thotë se ndihet e lumtur si kurrë më parë. /Telegrafi/