Legjenda e WWE, Edge, duket në formë mahnitëse, ndërkohë që po vazhdon të shkëlqejë pas kthimit nga pensionimi.
Superylli ‘Rated R’ (emri i vërtetë i të cilit është Adam Copeland) u detyrua ta përfundonte karrierën në mundjen spektakolare në vitin 2011 pasi pësoi disa lëndime serioze në qafë.
Mirëpo, para dy vitesh e habiti universin e WWE duke bërë një rikthim shokues në ‘Minute Maid Park’ në Houston të Teksasit. Më pas ishte pjesë e Royal Rumble duke marrë ovacione të mëdha, teksa të hënën mbrëma caktoi një zënkë me Randy Orton në Night RAW.
Ajo që mori vëmendjen kryesore ishte fiziku mahnitës i 48-vjeçarit që mori gjithë vëmendjen e teleshikuesve, pasi ai tregoi se e ka hequr barkun dhe ka ndërtuar muskuj.
Kampioni i 11-fishtë i WWE është në formë të shkëlqyer para evenimentit të radhës The Dome që do të zhvillohet në America’s Center në St Louis.
Ylli kanadez, i cili ka dy fëmijë me bashkëshorten Beth Phoenix, do të përballet me The Miz dhe Maryse, së bashku me partneren e tij në një duel ekipor. /Telegrafi/