Telegrafi

Transformimi i Luke Shaw është njëra ndër storiet më të bukura të këtij edicioni

Manchester United i dha fund ecurisë së 21 fitoreve radhazi të Manchester Cityt, duke fituar 2-0 në Etihad në javën e 28-të në Ligën Premier.

Pasi skuadra që drejtohet nga Ole Gunnar Soslkjaer mori tri barazime radhazi, derisa kishte dyshime se do të ishte një takim që do të dominohej nga Citizens.

Por, Djajtë e Kuq i befasuan nikoqirët, duke u shënuar golin e parë përmes penalltisë pas vetëm dy minutash lojë me anë të Bruno Fernandes.

Goli i dytë erdhi nga Luke Shaw, që bëri një kalim impresionues nga faza defanzive, në atë ofanzive.

Me pasim të dyfishtë me Marcus Rasshford, mbrojtësi anglez shënoi me lehtësi në portën e Ederson që vetëm e shikonte topin teksa futej në rrjetë.

Lojtari 25-vjeçar kishte disa lëndime të njëpasnjëshme që nga viti 2015, mirëpo tani duket se është në më të mirën e tij.

Paraqitja përballë Cityt tregoi më së miri klasin e tij, derisa disa herë bëri kalime që nuk priteshin nga ai.

Solskjaer ka filluar të nxjerr më të mirën nga Shaw dhe disa video të publikuara në rrjetet sociale tregojnë më së miri formën në të cilën po kalon anglezi. /Telegrafi/