Priscilla Morse fluturoi deri në gjysmë të botës vitin e kaluar për të adoptuar një 7 vjeçar me nevoja të veçanta, pasi pa një fotografi shpirt copëtuese të jetimit në Facebook.
Kur Morse mbërriti në jetimoren bullgare për të marrë Ryan, ai peshonte vetëm 7 kg dhe ishte në prag të vdekjes. Por pas më shumë se një viti me familjen e tij të re në Tennessee, Ryan po shton në peshë dhe ka filluar të flasë.
Në fotot e bëra këtë muaj, Ryan nuk duket aspak si një fëmijë i kequshqyer, por ai buzëqesh i lumtur si çdo fëmijë i shëndetshëm.
Morse ka thënë për Daily Mail se e kishte parë Ryan në Facebook në qershor të vitit 2014 dhe menjëherë bashkë me burrin e saj kishin vendosur ta adoptonin.
Çifti ka dy fëmijë biologjikë, një djalë 13 vjeç dhe një tjetër 7 vjeç. Po ashtu ata kanë adoptuar një vajzë 7 vjeçare me sindromën Down nga Rusia, në vitin 2012.
Në fund të tetorit të vitit 2015, Morse fluturoi në Bullgari për të adoptuan Ryan. Ai ishte shumë i dobët dhe peshonte vetëm 7 kg.
Trupi i tij ishte i mbuluar me qime, çka tregonte se kjo ishte një përpjekje e fundit për ta mbajtur trupin ngrohtë. Ajo kishte frikë se ai mund të vdiste para se ajo të bënte të gjitha dokumentet e adoptimit.
“Takimi i parë ishte vërtet i frikshëm. Ai ishte kockë e lëkurë dhe dukej si një skelet. Gjëja e vetmja që mendova ishte se ai do të vdiste,” ka thënë Morse për Inside Editon.
Sapo ajo mbërriti në SHBA ajo e dërgoi djalin menjëherë në spital, ku nisën ta ushqenin me një tub, transmeton syri.
Pas kësaj ai fatmirësisht nisi të merrte gradualisht peshë. Sot ai peshon 23 kilogramë dhe Morse e ka regjistruar atë në një shkollë publike, ku progresi i tij do të vazhdojë me ndihmën e një mësueseje speciale.
Mjekë thonë se mund të duhen vite që ai të shërohet plotësisht.