Telegrafi

Transformimi interesant i Jason Momoas në reklamën e re: I shkurtë, i hollë dhe tullac

(Foto: Screenshot/Rocket Mortgage/YouTube)

I njohur për gjatësinë e tij, flokët e shumta dhe trupin muskulor plot tatuazhe, Jason Momoa i ka zhgënjyer disa fansa me paraqitjen e tij në një reklamë për fushatën “The Rocket Mortgage” që u emetua gjatë kohës së Super Bowl.

Reklama që përçon mesazhin se është më komode të qëndrosh në shtëpi, e shfaq aktorin duke hyrë në shtëpinë e tij, i ndjekur nga paparacit.

Pasi hyn në shtëpi, ai i heq këpucët dhe bëhet më i shkurtë, duke aluduar se për shkak të tyre është aq i gjatë.

Më pastaj, duke ecur nëpër shtëpi “i heq” muskujt, fillimisht krahët pastaj barkun dhe gjoksin duke u bërë i hollë.

Pasi ulet “i heq” edhe flokët duke u bërë tullac dhe fillon të luajë në kitarë. Në fund, shfaqet edhe gruaja e tij, Lisa Bonet, e cili i ndihmon ta ngrejë shufrën pa pesha.

Përdorues të shumtë të rrjeteve sociale kanë reaguar ndaj kësaj reklame duke thënë se u jep ndjenjë të pakëndshme. /Telegrafi/