Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në forcë mbrojtëse, nëpërmjet ligjit, bazohet në nenin 126 të Kushtetutës së Kosovës, kanë thënë njohësit e çështjeve kushtetuese dhe ushtarake.
Mazllum Baraliu, Kadri Kastrati e Naim Maloku kanë thënë për “Epokën e re”, se ky nen tregon në mënyrë të qartë Forca e Sigurisë së Kosovës është forcë kombëtare e sigurisë për Republikën e Kosovës.
Sipas tyre, avancimi i kapaciteteve të FSK-së është dashur të bëhet më herët.
Ata kanë thënë se në këtë mënyrë kësaj force i hapet rruga drejt integrimit në NATO. /Telegrafi/