Telegrafi

Transformimi fantastik i këtij burri, në vetëm 54 sekonda!

Hunter Hobbs: 12 Week Body Transformation Time-lapse Video

Ky burrë e transformoi trupin për 12 javë dhe filmoi gjithë procesin sfilitës të stërvitjes.

Hunder Hobbs nga Oklahoma ishte po aq kurioz sa edhe ne për të zbuluar se si do të ndryshonte trupi i tij nëse e merrte më seriozisht stërvitjen.

Për 3 muaj, 24-vjeçari bëri ushtrime kardio duke i përzierë me ushtrimet me pesha, u ushqye shëndetshëm dhe arriti të humbiste 20 kg.

Siç mund ta kuptoni edhe nga fotot, me kalimin e ditëve, dhjami në pjesën e barkut fillon të ulet dhe dalin pak e nga pak në pah muskujt e barkut.

Në videon 54 sekondëshe dokumentohet hap pas hapi transformimi i rrënjësishëm.

Ai u shpreh se gjithçka nisi nga kurioziteti, por ishte gjëja më e vështirë që kishte bërë deri tani. Megjithatë, rezultati është fantastik!

Ç’motivim tjetër prisni për të nisur që tani stërvitjen?!

Burimi: Daily Mail