Bridget Fonda, e cila u pensionua nga aktrimi në vitin 2002 pas pjesëmarrjes në disa filma të suksesshëm, është fotografuar për herë të parë pas afro 13 vitesh pas një daljeje në Los Angeles.
Ylli i filmit “Jackie Brown” të Quentin Tarantino është parë të mërkurën me djalin e saj 17 vjeçar duke ecur nëpër qytet me një Land Rover.
58-vjeçarja për herë të fundit ishte fotografuar në një dalje publike në vitin 2009, kur kishte marrë pjesë në premierën e filmit “Inglourious Basterds”, ndërsa më pas ishte tërhequr nga syri publik për ta rritur djalin e saj në Santa Barbara.
E njohur dikur si ‘sirena hollivudiane’, Fonda ka bërë një transformim të pabesueshëm duke shtuar në peshë dhe nuk ngjan ne aktoren e dikurshme.
Qëkur u pensionua nga aktrimi në vitin 2002, Bridget ka bërë një jetë të qetë. Ndryshe, ajo është pjesë e dinastisë Fonda, ku përfshihen aktorët e njohur Peter Fonda (babai) dhe Jane Fonda (halla). /Telegrafi/