Site icon Telegrafi

Transformimi drastik i Andy Ruizit – këmbë të rrethuar me muskuj e një fizik të formësuar

Ish-kampioni i peshave të rënda në boks, Andy Ruiz është duke vazhduar të stërvitet me intensitet të lartë dhe këtë më së miri e tregon transformimi i tij trupor.

Boksieri 31-vjeçar do të takohet me Chris Arreola, aty ku do të jetë meçi i tij i parë, që kur humbi titujt WBA, WBO dhe IBF, në rimeç ndaj Anthony Joshuas në dhjetor të vitit 2019.

Ruiz ishte mbipeshë në atë takim, mirëpo ai tani ka filluar të fokusohet më shumë në këtë pjesë.

Në fotot e publikuara në rrjetet sociale, shihet qartë se si ka arritur të ndryshojë meksikano-amerikani.

Në një turp të formësuar nga muskujt, ai duket në gjendje të mirë fizike dhe i gatshëm që të zhvillojë përballje me Arreolan.

Ruiz ka disa muaj që poston foto të ndryshme nga palestra dhe natyrisht se nuk ka mbetur i zhgënjyer nga transformimi trupor që ka bërë. /Telegrafi/

Exit mobile version