Telegrafi

Transformimi i Conchitas, tash preferon të mbetet vetëm mashkull (Foto)

Fituesi(ja) i Eurovisionit, Conchita Wurst, ka bërë një ndryshim në dukjen e saj.

Në vitin 2014, artisti(ja) u shfaq në skenën e festivalit evropian me një fustan dhe në rolin e “një femre me mjekër” e fitoi edicionin e atëhershëm të Eurosong.

Një transformim i madh i Conchita Wurst

Dhe në ditën finale të edicionit të sivjetmë të këtij kompeticioni muzikor, Conchita (emri i vërtetë i të cilit është Thomas Neuwirth), ka hequr dorë nga fustanet dhe ka zgjedhur të vishet me rroba lëkure.

Lexo po ashtu Fituesi me mjekër i Eurovisionit: Asnjëherë nuk kam dashur të jem femër, nuk më duhet më personaliteti i Conchitas

Këngëtari(ja) i hitit “Rise Like A Phoenix” ka thënë më herët se është koha që “ta vrasë” personalitetin e tij të dytë, gjegjësisht Conchitan.

Dhe pikërisht kështu ka bërë. 28-vjeçari po përpiqet të krijojë një tjetër imazh për karrierën e tij në vijim.

Thomas Neuwirth dëshiron ta harrojë Conchitan

“Më duket sikur dua të krijoj një person të ri… Pa femrën me mjekër”, ka thënë Neuwirth për Die Welt. /Telegrafi/

Dukja e Conchitas në vitin 2014 kur e fitoi Eurovisionin