Fituesi(ja) i Eurovisionit, Conchita Wurst, ka bërë një ndryshim në dukjen e saj.
Në vitin 2014, artisti(ja) u shfaq në skenën e festivalit evropian me një fustan dhe në rolin e “një femre me mjekër” e fitoi edicionin e atëhershëm të Eurosong.
Dhe në ditën finale të edicionit të sivjetmë të këtij kompeticioni muzikor, Conchita (emri i vërtetë i të cilit është Thomas Neuwirth), ka hequr dorë nga fustanet dhe ka zgjedhur të vishet me rroba lëkure.
Këngëtari(ja) i hitit “Rise Like A Phoenix” ka thënë më herët se është koha që “ta vrasë” personalitetin e tij të dytë, gjegjësisht Conchitan.
Dhe pikërisht kështu ka bërë. 28-vjeçari po përpiqet të krijojë një tjetër imazh për karrierën e tij në vijim.
“Më duket sikur dua të krijoj një person të ri… Pa femrën me mjekër”, ka thënë Neuwirth për Die Welt. /Telegrafi/