Site icon Telegrafi

Transformimi i Besartës nga Prishtina, 12 kilogramë më pak falë emisionit “Metamorfoza”

Emisioni “Metamorfoza” në transmetimin e përjavshëm sjell ndryshimin e personazheve, të cilët shprehin pakënaqësi në dukjen e tyre.

Moderatorja e këtij programi, Suzana Mushkolaj, kujdeset që mysafirët e ftuar t’i ndihmojë në ndryshimin e pamjes dhe orientimit profesional.

Njëra ndër protagonistet e këtij emisioni është edhe Besarta nga Prishtina, e cila është paraqitur në këtë program shtatë javë më parë m e dëshirën për të humbur kilogramët e tepërt.

Episodi i kësaj jave, i 31-ti me radhë ka sjell ndryshimin e Besartës pas disa javësh përkushtimi në palestër dhe një regjimi të duhur ushqimor.

Ajo ka kryer me rregull ushtrimet në qendrën e fitnesit “FiveStar” në prishtinë, në shumicën prej të cilave ka qenë e pranishëm edhe vet moderatorja e emisionit, e cila shquhet për paraqitjen e saj skenike.

Momente nga ushtrimet në palestër (Foto: YouTube)

Dymbëdhjetë kilogramë është totali që Besarta kishte arritur të humbiste gjatë gjithë këtyre javëve.

Për të mësuar më shumë se si ajo arriti këtë rezultat, mund të ndiqni episodin e 31-të të emisionit “Metamorfoza”. /Telegrafi/

Exit mobile version