Site icon Telegrafi

Transformim total: Nga një femër me 140 kilogramë në një bukuroshe (Foto)

Dikur ajo peshonte 140 kilogramë dhe sa herë hante akullore, sasia ishte një kilogram.

Që prej moshës njëvjeçare Jasmine Norman-it iu desh që të duronte ngacmimet e fëmijëve tjerë, ndërkohë që pesha e madhe ia vështirësonte shumë socializimin.

Ajo u diganostifikuar me mungesë të hormoneve tiroide, që ia ngadalësoi metabolizmin asaj.

Si pasojë e rritjes së madhe në peshë, ajo u demoralizua dhe nisi të hante nëpër fast-foode.

Por Jasmine vendosi që jeta e saj duhet të ndryshonte dhe duke përdorur aplikacionin “MyFitnessPal” që maste kaloritë që merret e duke u stërviture marrë me aktivitete sportive arriti që të humb 62 kilogramë, transmeton tema.

Ajo tani peshon 78 kilogram dhe stërvitet çdo ditë.

Exit mobile version