Telegrafi

Transformim i mahnitshëm: Shndërroi tualetin në një vend magjik (Foto)

Disenjatorja e kompanisë “Shovava”, Roza, ka arritur që tualetin e saj të mërzitshëm ta shndërroi në vepër arti.

Derisa shumica e njerëzve investojnë para të majme në renovimin e tualeteve dhe pajisjeve luksoze siç janë xhakuzi dhe dush kabinat, disenjatorja Roza ka gjetur një metodë interesante për ta shndërruar tualetin e saj në një vend magjik, transmeton Telegrafi.

“Isha duke qëndruar në tualet, kur papritmas më lindi një ide brilante për ta shndërruar këtë hapësirë në një vend magjik, ku do të ndihesha e veçantë sa herë që do të futesha brenda”, ka deklaruar Roza. /Telegrafi/