Telegrafi

Transformer Prime sipas planit

Në të vërtetë, disa shitës online u kanë anuluar porositë blerësve, e kjo u bë shkas për thashethemet se pajisja do të shtyhet. Gjithashtu, tashmë “dihej” edhe arsyeja e shtyrjes, e ajo sipas pohimeve ka të bëjë me problemet e lidhjes së pajisjes në rrjetat Wi-Fi.

Por, nga Asus porosisin se paraqitja e tabletit po shkon sipas planit, ndërsa dërgesat do të fillojnë me 19 dhjetor. Momentalisht në Asus po mundohen të kuptojnë se kush dhe çfarë qëllimi plasoi këto thashetheme, e kur të kenë më shumë informata, do ti ndajnë ato me publikun, porositën përfaqësuesit e kompanisë. /Telegrafi/