Telegrafi

I transferojnë gabimisht 4.6 milionë dollarë, ja si i harxhoi (Foto/Video)

Një vajzë 21-vjeçe e cila është arrestuar në aeroportin e Sydney pasi ishte zënë duke u përpjekur të largohet nga Australia, raportohet se kishte shpenzuar miliona dollarë në çanta dore dhe gjësendet tjera, pasi kohë më parë i janë transferuar gabimisht në llogarinë e saj bankare plotë 4.6 milionë dollarë.

Christine Jiaxin Lee nga Malajzia, gabimisht kishte pranuar një shumë të majme të parave, pasi ishin transferuar në llogarinë e saj bankare në Westpac, transmeton Telegrafi.

Studentja e inxhinierisë kimike, ishte munduar të largohet për në Malajzi kur u kap nga policia federale e Australisë në aeroportin e Sydney, e cila thuhet se ende i ka borxh bankës së saj një shumë të majme të hollave në vlerë prej 3.3 milionë dollarë.

Ajo kishte blerë “gjësendet të shtrenjta”, duke përfituar nga transferimi i gabuar i parave në llogarinë e saj bankare. /Telegrafi/