Telegrafi

Transferohen Bitcoina në vlerë rreth 1,000,000,000 dollarë

Rreth 1 miliard dollarë në Bitcoin është transferuar nga një portofol misterioz që ka qenë i pasiv që nga viti 2015.

Plotë 69,370 Bitcoina në vlerë prej 975 milionë dollarë janë zhvendosur nga një llogari që origjinën e ka te Rruga e Mëndafshit, përcjell Telegrafi.

Portofoli prej të cilit u larguan është adresa e katërta më e pasur me Bitcoin.

Kriminelët me qasje në këtë portofol mund të kenë zhvendosur paratë drejtë një llogarie tjetër më të sigurt, por mund të kenë qenë edhe agjencitë ligjzbatuese të cilat i janë qasur llogarisë ose përmes një hakimi ose në bashkëpunim me ata që mund ta kenë poseduar.

Krijuesi i Rrugës së Mëndafshit, Ross William, sot është prapa hekurave. /Telegrafi/