Site icon Telegrafi

“Transferimi te Bayerni, vendimi më i vështirë në jetën time”

Mats Hummels e ka përshkruar vendimin për largim nga Borussia Dortmundi në drejtim të Bayern Munichut si “më të vështirin” në jetën e tij.

Transferimi i kapitenit të Dortmundit në Allianz Arena është konfirmuar sot, me Hummelsin që ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare për rikthimin te kampioni gjerman, transmeton Koha.net.

Në një deklaratë të publikuar sot në Facebook dhe Twitter, Hummelsi ka shkruar: “Pas transferimit tim te Bayernit, do të doja të sqaroja gjërat më në detaje”.

“Siç mund ta mendoni, javët e fundit kanë qenë shumë të vështira për mua sepse është dashur të marrë vendimin më të vështirë në jetën time. Në fund vendosa se duhet të pranoj një sfidë të re, sidomos, në qytetin tim të lindjes, aty ku jetojnë familja dhe shumë shokë të mi”.

Lexo më shumë: Gjashtë lojtarët e mëdhenj që pritet të ndërrojnë klub dhe destinacionet e tyre të mundshme (Foto)

Exit mobile version