Site icon Telegrafi

Transferimi i parë i Mourinhos te Tottenhami do të thyej rekord botëror sa i përket mbrojtësve

Jose Mourinho ka marrë ditë më parë drejtimin e Tottenham Hotspur, pas shkarkimit që skuadra angleze i bëri Mauricio Pochetinos.

Trajneri portugez është rikthyer të drejtoj skuadër dhe ka për qëllim që ta rikthejë Tottenhamin tek sukseset.

‘Special One’ ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferime të reja në janar dhe qëllimi i tij është ta përforcojë repartin e mbrojtjes.

Objektivi kryesor i Mourinhos është transferimi i mbrojtësit senegalez Kalidou Koulibaly nga Napoli.

Kalidou Koulibaly. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Mediat angleze kanë shkruar se Mourinho do të nisë përforcimin e skuadrës me një rekord botëror.

Spurs pritet që të dërgojë një ofertë prej 90 milionë funteve për transferimin e senegalezit në Londër.

Napoli besohet se është i gatshëm të heq dorë nga Koulibaly nëse vije oferta prej 90 milionë funteve.

Në rast se do finalizohet ky transferim, atëherë Koulibaly do të bëhej mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit duke lënë mbrapa Harry Maguire e Virgil Van Dijk. /Telegrafi/

Exit mobile version