La Liga ka përmbushur kërcënimin e Javier Tebas, të publikuar dje nga AS.
Një emisar në emër të Neymar dhe PSG kanë ardhur këtë mëngjes në selinë e La Ligas për të depozituar shumën e klauzolës së përfundimit të kontratës së brazilianit me Barcelonën.
Megjithatë, presidenti i La Ligas ka refuzuar të pranojë 222 milionë euro për një lojtar që të largohet nga Barcelona.
Juan de Dios Crespo ka qenë ai që e ka dërguar shumë për prishje të kontratës me një dokument të bankës me shumën e 222 milionë eurove.
Ky proces duhej të depozitohej në La Liga, institucion i cili, siç ishte konfirmuar nga presidenti Javier Tebas, e hodhi poshtë kategorikisht, dukë thënë se shkelet dukshëm Financial Fair Play (FFP).
“Edhe nëse PSG nuk e paguan klauzolaën e plotë ne do t’i raportojmë ata”, kishte thënë Tebas për Sport dhe AS.
“Ne vetëm e kemi paralajmëruar presidentin e Paris Saint-Germain, dhe kemi pritur dhe tani e shohim se ata janë të njëjtë”.
“Ne nuk mund të pranojmë numra që i kalojnë përfitimet e Real Madrid dhe Barcelonës. Askush e beson këtë”, ka thënë Tebas./Telegrafi/