Liridon Leci ka qenë i ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi për të rrëfyer për karrierën e tij si futbollist.
Leci gjatë karrierës së tij të bujshme ka veshur fanellat e disa klubeve të njohura në Kosovës si Hajvalia, Prishtina, Drita dhe Llapi.
Ai në “Arena e Yjeve” ka rrëfyer se si realizoi transferimin në Suedi dhe dy ofertat që i kishte.
“Isha në kombëtaren e Kosovës që drejtohej nga Albert Bunjaku dhe në atë kohë si shtet nuk kishim të drejtë të luajmë me kombëtaren, por me klube”, tha Leci.
“Luajtëm me Xamax ku fituam 2-0 dhe me Halmstadin e Suedisë barazuam 2-2, dy ndeshje miqësore që i kishte kombëtarja e Kosovës”.
“Kishte shumë skautë dhe pas ndeshjes me Xamax, e di që gazetari Driton Latifi ishte me ne dhe më tha që ka interesim për mua”, ka shtuar më tej ish-futbollisti.
Për të gjitha këto dhe shumë të pathëna të tjera, Leci i ka shpalosur të gjithat në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 17:00, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos, Dent Fix dhe Lasko./Telegrafi/