Kanë kaluar dy muaj kur Mats Hummels ka mbetur pa skuadër dhe ai vazhdon të mbetet një futbollist i lirë.
Shumë klube janë vënë pas mbrojtësit gjerman, por deri më tani ai nuk është bindur nga asnjë ofertë.
Bologna dhe Roma tentuan transferimin e tij në Serie A, megjithatë dy klubet italiane u refuzuan nga gjermani.
Në mediat angleze u përfol se Brighton ka arritur marrëveshje me lojtarin, por duket se transferimi në Ligën Premier ka dështuar.
E ardhmja e lojtarit pritet të jetë në elitën e futbollit spanjoll La Liga, pasi Real Sociedadi është futur në bisedime për transferimin e tij.
Drejtuesit e klubit nga La Liga janë në bisedime të avancuara me përfaqësuesit e lojtarit dhe zyrtarizimi i tij mund të ndodhë këtë javë.
Në rast se dështon pista e Sociedad, nuk përjashtohet mundësia që Hummels të bashkohet me shokun e tij Marco Reus te Los Angeles Galaxy në MLS. /Telegrafi/