Transferimi i Donald Love nga Manchester Unitedi te Sunderlandi i ka dhënë fund ‘dashurisë’ 114 vjeçare të Djajve të Kuq me lojtarët e Përfaqësueses së Skocisë.
Klubi për herë të parë që nga 1902 nuk ka në kuadër të tyre një lojtar apo trajner skocez.
Skocezi i fundit ishte Donald Love, i cili u transferua para disa ditësh te Sunderlandi për 5.5 milionë funte dhe kështu i dha fund ‘dashurisë’ së madhe mes Djajve të Kuq dhe ‘Maceve të zeza’.
Man Utd është një nga klubet me më së shumti tifozë në botë dhe normalisht që një pjesë e madhe e tyre vijnë nga Skocia. /Telegrafi/