Javën e shkuar bëri bujë një blerje e Manchester Cityt, që mori nga Australia mesfushorin e kombëtares australiane Aaron Mooy.
Megjithatë, që në fillim u kuptua qartë se ishte një lëvizje ‘e detyruar’, sepse në radhë të parë klubi ku luante Mooy, Melburne City, ka të njëjtin pronar si Manchester City.
Mesfushori 25-vjeçar, një ndër yjet e kampionatit australian, u shpreh i lumtur dhe i bindur se do të gjente hapësirë në Ligën Premier, por tashmë ka ardhur edhe surpriza e radhës.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
Mooy do të shkojë në huazim te Huddersfield, në divizionin e dytë anglez.
“Mbreti” i asistimeve në kampionatin australian në sezonin e fundit do të ketë shansin të tregojë sa vlen dhe të rritë vlerën e vet në treg, por ndërkohë ka mbushur edhe llogarinë bankare, sepse City i jep një pagë prej 2.7 milionë eurosh në sezon. /Telegrafi/