Telegrafi

Transferimi 60 milionësh i Cityt humb fillimin e sezonit pa debutuar ende

Manchester City do të jetë pa nënshkrimin e ri të ekipit, Benjamin Mendy, për fillimin e sezonit të Ligës Premier pasi është zbuluar se ai ka kryer një ndërhyrje kirurgjike pas një dëmtimi më kofshë dhe pritet të mungoj deri në tre javë.

23-vjeçari francez më në fund e përfundoi lëvizjen e tij në Etihad nga Monaco në një marrëveshje prej 49.3 milionë funteve apo rreth 60 milionë euro.

Lexo po ashtu Zyrtare: Thyhet rekordi botëror për mbrojtës, City prezanton Mendyn

Ai kaloi testet mjekësore, por nuk u paraqit në fitoren 4-1 të Cityt ndaj Real Madridit në Los Angeles në “International Champions Cup”.

Dhe pas kësaj, trajneri i Cityt, Pep Guardiola zbuloi se mbrojtësi mungoi për shkak të një ndërhyrjeje pas një dëmtimi të kofshës që e ka nga koha e Krishtlindjeve.

Lexo po ashtu Walker bie në pozitën e dytë, 10 mbrojtësit më të shtrenjtë (Foto)

“Për fat të keq ai është pak i lënduar dhe nuk është gati për dy apo tre javët e ardhshme”, ka thënë Guardiola.

Kjo do të thotë se reprezentuesi francez nuk ka gjasa të jetë i aftë për ndeshjen hapëse të sezonit të ri të Ligës Premier ndaj Brightonit më 12 gusht. /Telegrafi/