Telegrafi

Transferimet e mëdha të futbollistëve shqiptarë që ndodhën në ditën e fundit të afatit kalimtar

Dita e fundit e afatit kalimtar dimëror ka qenë shumë aktive për futbollistët shqiptarë, ku disa prej tyre kanë ndërruar mjedis.

Sulmuesi i Përfaqësues së Kosovës, Vedat Muriq, sot është zyrtarizuar te Mallorca, ku ka kaluar si huazim nga Lazio.

Muriqi është prezantuar si përforcim në pasditen e sotme nga klubi spanjoll që po kërkon mbijetesën.

Pastaj tjetër transferim i madh ishte kalimi i Myrto Uzunit nga Ferencvaros te Granada në La Liga.

Sulmuesin këmbëshpejtë tashmë do ta shohim në një kampionat të fortë si ai i Spanjës.

Mjedis ka ndërruar edhe sulmuesi shqiptar Kemal Ademi, i cili ka lënë Khimkin në Rusi për tu kthyer në Gjermani te Paderborn në Bundesliga 2.

Valon Behrami vazhdon të luajë, ku kësaj radhe nga Genoa ka kompletuar transferimin te Brescia në Serie B.

I fundit nga lojtarët e njohur që ndërroi mjedis është Riza Durmishi i cili nga Lazio ka kaluar te Sparta Rotherham në Eredivisie.

Ishin edhe disa transferime të tjera më të vogla në këtë ditë, por niveli i kampionateve ishte i vogël.

Myrto Uzuni (Ferencvaros – Granada)

Kemal Ademi (Khimki – Paderborn)

Vedat Muriqi (Lazio – Mallorca)

Valon Behrami (Genoa – Brescia)

Riza Durmisi (Lazio – Sparta Rotherham)

/Telegrafi/