Telegrafi

Transferimet e Juventusit: Të rejat e fundit për De Paul, Fabian Ruiz, Sancho dhe shumë të tjerë

Juventusi thuhet se është në bisedime me agjentët e Rodrigo De Paul dhe Fabian Ruiz, por mund të vendosë të forcojë sulmin e tyre me Domenico Berardi, Jadon Sancho ose Georgiy Sudakov.

Edicioni i gazetës së sotme Tuttosport pretendon se pronarët e Juventusit kanë vendosur të nënshkruajnë një përforcim në afatin kalimtar të janarit për të rritur shpresat e tyre për titull.

Prioriteti është një nënshkrim i ri në mesfushë, duke qenë se Paul Pogba dhe Nicolo Fagioli janë suspenduar, për arsye të ndryshme.

Sipas gazetës Tuttosport, Juventus ka hapur tashmë ‘bisedime joformale’ me agjentët e De Paul (Atletico Madrid) dhe Fabian Ruiz (PSG).

Zonja e Vjetër është e vetëdijshme se të dyja nënshkrimet do të ishin mjaft të shtrenjta pasi De Paul vlerësohet në 30 milionë euro ndërsa ish-mesfushori i Napolit, Fabian Ruiz, fiton 9 milionë euro bruto në sezon.

Prandaj, alternativa është Eduard Spertsyan, 23 vjeç, i cili mund të largohet nga klubi i tij Krasnodar për 10-15 milionë euro në afatin kalimtar të janarit.

Lazar Samardzic (Udinese) është ndjekur gjithashtu nga Bianconerët, ndërsa media të tjera i kanë lidhur gjigantët e Serie A me Pierre-Emile Hojbjerg të Tottenham Hotspur dhe Kalvin Phillips të Manchester City.

Sipas gazetës italianes, ‘plani B’ do ta shihte Juventusin të merrte përforcim në sulm, megjithëse Allegri beson se përparësia për bardhezinjtë qëndron në mesfushën qendrore.

Të tillë si Sudakov dhe Berardi po monitorohen në Allianz Stadium dhe e njëjta gjë vlen edhe për Sancho, veçanërisht nëse Manchester United e huazon anglezin deri në fund të sezonit, duke mbuluar një pjesë të madhe të pagës së tij. /Telegrafi/