Arijanet Muric është larguar nga Burnley pas dy viteve qëndrim te kjo skuadër.
Portieri nga Kosova është zyrtarisht portieri më i ri i skuadrës së rikthyer në Ligën Premier, Ipswich Town.
Skuadra e rikthyer në Ligën Premier ka paguar rreth 10 milionë euro te Burnley për të nënshkruar me Aro Muric, shifër e cila mund të shkojë në 12 milionë euro me bonuse.
Aro will join the Town squad at their training camp in Austria later today. 💪🇦🇹 pic.twitter.com/e68QUMqqWx
— IPSWICH TOWN (@IpswichTown) July 17, 2024
25-vjeçari ka nënshkruar kontratë afatgjate me Ipswich deri në qershor të vitit 2028.
Ai tanimë është prezantuar te ekipi i tij i re dhe është bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës në Austri.
✍️ We’re excited to confirm Aro Muric’s arrival on a four-year deal from Burnley.
Read more. ⤵️
— IPSWICH TOWN (@IpswichTown) July 17, 2024
“Jam i emocionuar që i jam bashkuar Klubit dhe mezi pres të filloj. Kam parë se si luajti skuadra sezonin e kaluar dhe ndjeva se stili do të më përshtatet shumë, kështu që kjo është lëvizja perfekte për mua”.
“Kam pasur biseda të mira me menaxherin dhe Rene (Gilmartin, shef i portierit) dhe besoj se ky është vendi i duhur për mua që të jem ndërsa klubi kalon në Ligën Premier. Mezi pres të fillojm”, tha Aro për TownTV. /Telegrafi/