Telegrafi

Transferim i madh në NBA, Cousins largohet nga Sacramento Kings

Pas përfundimit të ‘All Star Game’, është bërë publik edhe transferimi më i madh i këtij viti në NBA.

Njëri nga lojtarët më të mirë në ligë në pozitën e qendrës, DeMarcus Cousins ka ndërruar mjedis duke u larguar nga Sacramento Kings.

Cousins do t’i bashkohet skuadrës së New Orleans Pelicians dhe kështu ka bërë një lëvizje të bujshme.

26-vjeçari i kishte vënë kusht Sacramentos që të përforcohet dhe të jetë konkurruese, mirëpo kjo gjë nuk kishte ndodhur nga Kings.

Kësisoj, Cousins do t’i bashkohet Pelicians dhe do ta krijojë një dyshe fantastike nën trapez së bashku me Anthony Davis.

New Orleans do të dërgojë tek Sacramento, Buddy Hieldin, ndërsa Kings do të kenë të drejtë të zgjedhin të parët në raundin e dytë të draftit. /Telegrafi/