Shenja identifikuese e këtij disku është SSD18C3, ndërsa vjen në një shtëpizë të qëndrueshme të silikonit, e cila ofron rezistencë më të madhe ndaj goditjeve.
Shpejtësia e leximit të të dhënave është 260 MB/s, ndërsa gjatë regjistrimit arrin maksimum 200 MB/s.
Ka dimensione 98.7 x 65.7 x 17.4 mm, ndërsa MTBF është deklaruar në një milion orë.
SSD do të jetë në kapacitete prej 64 ose 128 GB, ndërsa do të jepet me garanci trevjeçare. Çmimet nuk janë bërë të njohura. /Telegrafi/