Telegrafi

Tramvaji i Vjenës i vjetër 50 vite, ka përshkuar shtatë herë më shumë kilometra sesa një veturë

Një prej tramvajeve të Vjenës i vjetër rreth 50 vite, ka përshkuar shtatë herë më shumë kilometra sesa që i përshkon mesatarisht një veturë.

Kompania e transportit publik Wiener Linien, ka njoftuar se tramvaji i ka 4.774 vozitje të realizuara – duke përshkuar 2.3 milionë kilometra, transmeton Telegrafi.

Me këtë informacion nga kompania e transportit publik, tregohet sesa shumë përdoren tramvajet dhe për këtë janë në aspektin ekologjik shumë të pranueshëm.

Tramvajët përdoren shumë më gjatë sesa veturat. Është diçka e rrallë në Vjenë, ku veturat përdoren për të kryer punë të ndryshme.

Përveç kësaj, përdorimi i tramvajeve shkakton shumë më pak ndotje të ambientit, dhe për këtë janë të pranueshëm në qytetet ku trafiku është mjaft i dendur. /Telegrafi/