Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin, kur tramvaji godet një veturë brenda të cilës ishte një nënë dhe dy fëmijët e saj.
Incidenti ka ndodhur në qytetin Olstzyn në pjesën verilindore të Polonisë, kurse shoferja me Mitsubishi Pajero po kalonte rrugën kur u godit nga tramvaji, transmeton Telegrafi.
Megjithatë goditja ishte aq e fortë, sa që tramvaji që transportonte 100 pasagjerë del nga binarët.
Në videon e publikuar më poshtë, nëna që kishte me vete dy fëmijët të moshës 8 dhe 12 vjet, hidhet disa metra larg me veturë.
Për fat të mirë gruaja dhe dy fëmijët e saj janë shpëtuar, kurse për ta kthyer në binarë tramvajin është dashur të tërhiqet zvarrë me vinça të mëdhenj. /Telegrafi/