Një aksident i rëndë ka ndodhur në Mamushë, ku një fëmijë është shtypur për vdekje nga një traktor, që drejtohej nga axha i viktimës.
Rreshteri i Policisë së Kosovës në Prizren, Vesel Gash ka konfirmuar për PrizrenPress, aksidentin tragjik në Mamushë, duke thënëse aksidenti ka ndodhur për shkak pakujdesisë së shoferit të traktorit.
“Fëmija ka marrë lëndime të rënda trupore, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë”, tha Gashi.