Site icon Telegrafi

Traktori më i shpejtë ndonjëherë, kaloi me lehtësi mbajtësin e rekordit të tanishëm (Video)

Lëvizje me shpejtësi prej 166.7 kilometra në orë

Makinat e ndryshme, janë pothuajse gjithnjë në garë dhe përpiqen të jenë më të shpejta në modelin e vet, transmeton Telegrafi.

Në mesin e tyre janë kryesisht super-makina, apo modele sportive, ndërsa nuk mungojnë as makinat për funksione tjera. Më herët kemi parë një prerëse bari që shënoi rekord shpejtësie, teksa kësaj radhe e kemi një traktor të fuqishëm nga prodhuesi i pajisjeve të rënda JCB.

Fastrac është traktori që besohet të jetë më i shpejtë ndonjëherë, që kaloi me lehtësi mbajtësin e rekordit të tanishëm dhe për margjinë mjaftë të madhe. Derisa një traktor i kapacitetit të konsiderueshëm, arrin 70 kilometra në orë, që është mjaft e lartë për traktorët e zakonshëm, Fastrack është shumë më i modifikuar.

Në makinën që shfrytëzohet për pube në agrikulturë, është vënë motori me 7.2 litra që prodhon 1,000 kuaj fuqi, gati sa nivelet që arrijnë makinat Bugatti. Me këtë kapacitet, JCB Fastrac arriti të lëvizë me 166.7 kilometra, që konsiderohet të jetë shpejtësia më e lartë deri më tani, së paku për Britani të Madhe.

Rekordin e tanishëm, e mbanë një traktor që lëvizi para tri vitesh me 165.6 kilometra në orë. Ky rekord, do të kalojë nëpër studimet e ndryshme dhe të zyrtarizohet gjatë një aktiviteti automobilistik. /Telegrafi/

Exit mobile version